Rrëfehet Batistuta: Ta shikoj Tottin duke luajtur, më shkakton inat të madh

Rrëfehet Batistuta: Ta shikoj Tottin duke luajtur, më shkakton inat të madh

Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Romës u rikthye në Firence në qytetin që i ka dedikuar jo pak nderime për një miqësore javën e ardhshme. “Batigol” nuk mundi të hiqte një paralele ironike mbi Francesko Totin 40 vjeçar, por edhe mbi sulmuesit e kombëtares së Argjentinës.

“Të shoh Totti-n të luajë ende në këtë moshë më shkakton vërtet inate të mëdha. Francesko është një figurë madhështore. Si futbollist e njohin të gjithë por si njeri shumë pak dhe unë jam një prej tyre me fat”, tha Batistuta.

Ai shmangu krahasimet për pasardhësin e tij te Argjentina. “Higuain nuk është pasardhësi im. Këtë e thonë gazetat por unë jo. Ndoshta është më i mirë ose ndoshta më i keq por unë kam qenë Batistuta dhe i lumtur për këtë”, tha ish sulmuesi karizmatik.

Në mendjet e tifozëve kanë mbetur shumë gola mes të cilëve dhe një në “Camp Nou”, që heshti të gjithë stadiumin. Por këtë herë Batistuta do të provojë të zbresë në fushë për bamirësi. “Të hyj në stadiumin “Franchi” më shkakton gjithmonë emocione të mëdha, njësoj si ato që provoja kur isha lojtar. Shpresoj të hënë  do shoh stadiumin plot”, tha Batistuta.

Shpërndaje në: