Rrëfehet Eleni Foureira: Është e turpshme, më sulmojnë se jam shqiptare
Eleni Foureira e njohur ndryshe si “Shakira e Greqisë”, është një emër i njohur i skenës,
këngët e saj janë hite dhe ka bërë bujë me deklaratën e saj disa kohë më parë ku zbuloi se
ka origjinë shqiptare.
Eleni këtë vit do përfaqësojë Qipron në Eurovizion por në një intervistë për emisionin “Tet a
tet” në televizionin Publik të Qipros, këngëtarja ka treguar se po sulmohet për origjinën e saj.
“Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë ‘A je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë
të shkosh në Eurovizion’, u shpreh Eleni.
“Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me
veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria?”, tha
këngëtarja.
Eleni do të përfaqësojë Qipron me këngën “Fuego”, një këngë ritmike që ka patur sukses
deri tani. Në një intervistë pak kohë më parë ajo u shpreh se nuk ndjen konkurrencë ndaj dy
shqiptarëve të tjerë që do marrin pjesë në Eurovizion.









