Rrëfehet Erjona: Si u njoha me Xhemailin, më propozoi …

Rrëfehet Erjona: Si u njoha me Xhemailin, më propozoi …

Ish-Miss Shqipëria, përveç se është shumë tërheqëse, është dhe një grua e dashuruar, ka një fëmijë me emrin Luan. Së fundmi ka pozuar me kostume banjo, totalisht “Made in Italy”.

Më poshtë portali “Albeu” ju sjell një pjesë të intervistës së saj të dhënë për mediat italiane.

Ku keni lindur?

Kam lindur në Shkodër në Shqipëri, por kam ardhur në Itali në moshën 10-vjeçare ku kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime. Familja ime jeton këtu në Sirmione dhe në Shkodër.

Si jeni njohur me Xhemailin?

Nga miqtë e përbashkët. Ai kishte parë një foto timen në konkursin e “Miss Albania” dhe kur fitova titullin e Miss elegancës, ai mori numrin nëpërmjet një gazetari dhe më pas më kontaktoi. Mesazhi i tij i parë ishte: Je e bukur, je shqiptare, flet italisht … dua të martohemi. Më pëlqeu vendosmëria e tij. Pas disa kohësh dolëm dhe menjëherë e kuptuam se jemi bërë për njëri-tjetrin. E dashuroja thjeshtësinë e tij, humori dhe qetësia. Nuk i rezistova dot dhe i thash “po”. /albeu.com/

Shpërndaje në: