Rrëfehet këngëtarja e njohur kosovare: Me Adelajdën e lamë të pimë kafe javën tjetër
Gazetarja dhe ish-banorja e ‘Big Brother Albania 2’, Adela Xhamani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Infarkti kardiak i mori jetën Adelës në moshë të re, por mësohet se ajo vuante edhe nga epilepsia, shkruan lajmi.net. Lajmi për vdekjen e Adelës ka tronditur publikun, policia e Tiranës ka bërë të ditur që ajo është gjetur e vdekur në banesën ku po jetonte e vetme. Meqenëse Adela është fytyrë publike ajo kishte raporte të mira edhe me disa prej artistëve tanë, siç është këngëtarja Vesa Luma.
Kjo e fundit e ka përjetuar rëndë lajmin për vdekjen e Adelës dhe në llogarinë e saj në Instagram shkroi disa fjalë emocionuese dedikuar Adelës.
“Adela..nje vajze qe bukuria e jashtme i reflektonte nga shpirti..e guximshme,punetore dhe nje njeri aq i mire :(((..Nuk me besohet qe ike.. dhe nuk u takuam per kafe javes tjeter ????sic e kemi lene..nuk gjej fjalet e duhura ne keto momente,por perfundimisht njerezit me te mire i do Zoti afer vetes! Pusho e qete e dashur! You will be forever missed!”, shkruan ndër të tjera Vesa.
https://www.instagram.com/p/Ba1GiJaDNYR/?hl=en&taken-by=vesaluma



