Rrëfehet prostituta: Fitoj 4 milion lekë në muaj nga seksi online

Rrëfehet prostituta: Fitoj 4 milion lekë në muaj nga seksi online

Vetëm pak ditë policia arrestoi 7 vajza të cilat punonin si prostitute online si dhe çiftin burrë e grua të cilët i menaxhonin.

Pas arrestimit vajzat kanë rrëfyerme detaje se funksiononte rrjeti i tyre dhe mënyra se si kanë hyrë në rrjet.

Sipas Prokurorisë, vajzat prej disa kohësh ofronin shërbime seksi online, biseda dhe veprime seksuale para një web-kamere, përmes një faqeje interneti nga ambientet e një apartamenti të marrë me qira nga Dafina Tresa dhe Artur Bakalli.

BRITANIKU I VETMUAR

Vajza, e cila siguronte më shumë fitime se shoqet e saj të së njëjtës studioje erotike, ka rrëfyer se klienti i saj më i rregullt ishte një shtetas britanik. “Ai ishte një njeri tejet i vetmuar, shkruan Panorama.

Më kontaktonte shpesh dhe kërkonte të qëndronte gjatë në linjë. Kërkonte t’i flisja me fjalë të pista dhe të bëja veprime të ndryshme seksuale për të”, ka rrëfyer ajo para hetuesve.

Sipas Prokurorisë, vajza në fjalë, e cila ishte e preferuara e britanikut të vetmuar, siguronte fitime që kapnin shifra deri në 4 milionë lekë të vjetër në një muaj.

REKRUTIMI

Sipas rrëfimeve të administruara nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore, vajzat janë vënë në dijeni të punës në studion erotike përmes njëra-tjetrës. “Ishte një shoqe që ma propozoi këtë punë. Nuk e dija saktësisht se ç’do bëja.

Më tha, hajde se do të fitosh mirë. Unë kisha nevojë për para”, ka rrëfyer njëra prej vajzave. Nga dëshmitë e të rejave, kryesisht studente, ka rezultuar se pasi shkonin në studion e 33-vjeçares Dafina Tresa, ishte kjo e fundit që merrte situatën në dorë.

“Ishte ajo që na hapte një llogari në faqen “Adult work” me një pseudonim, numrin e llogarisë, ku klientët paguanin me kartë dhe na tregonte se ç’duhet të bënim”.

“Familjeve u kemi thënë që punojmë në CallCenter dhe që flisnim me të huaj. Ata nuk e dinë se çfarë bënim në të vërtetë”, kanë dëshmuar ato.

DY MOTRA

Dy nga pesë vajzat e arrestuara dhe më pas të lëna në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” nga Gjykata, janë motra me njëra-tjetrën.

Fillimisht, në rrjet është përfshirë motra e madhe, 20 vjeçe. Referuar deklarimeve të tyre, pas një fare kohe, ajo ka “futur në valle” edhe motrën e saj një vit më të vogël. /albeu.com/

Shpërndaje në: