Rrëfim ekskluziv i Mustafit, tregon prej cilës moshë ka nisur të falë namazin

Rrëfim ekskluziv i Mustafit, tregon prej cilës moshë ka nisur të falë namazin

Ylli i londinezëve zbulon një moment kur ishte pjesë e Evertonit në moshën 17-vjeçare, dhe ku shokët e tij të skuadrës pinin alkoolin, kurse Mustafi jo.

“Për ta praktikuar fenë fillova nga mosha 17-vjeçare kur isha pjesë e Evertonit. Dolëm me shokët e skuadrës në darkë dhe të gjithë pinin ndërsa unë jo. Më pyeti njëri pse nuk pi pasi jam gjerman, i thash jam mysliman dhe nuk pi alkool”, deklaroi Mustafi.

“Ai shoku i skuadrës më pyeste vazhdimisht pse jam mysliman, dhe i thash se prindërit e mi janë mysliman dhe se jam rritur në një familje besimtare”.

“Asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse jam mysliman. Mua më kanë mësuar prindërit por asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse nuk pi, pse nuk ha mish derri apo gjëra tjera”.

“Që nga ajo kohë kam filluar të falë namazin pesë herë në ditë dhe ndihem i lumtur me këtë”, deklaroi Mustafi.

“Besimi është shumë i ngjashëm me futbollin. Nëse nuk beson në atë që po bënë është e padobishme pasi do të jesh i keq”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Periskopi.com

Shpërndaje në: