Rrëfim i frikshëm: Mallkimi i trajnerit hebre që e zuri gjigantin evropian

Rrëfim i frikshëm: Mallkimi i trajnerit hebre që e zuri gjigantin evropian

Bela Gutman ishte ish futbollist dhe trajner i mirënjohur nga Hungaria. Shkaku i origjinës së tij hebreje, ai ishte deportuar nga nazistët në kampet e përqendrimit, por i mbijetoi holokaustit. Edhe para se të deportohej, ai kishte qenë i njohur në vendin e tij si trajner i Ujpestit.

Mes ekipeve të njohura, ai ka menaxhuar Milanin nga viti 1953 deri më 1955, Sao Paulon në Brazil, Porton dhe Benfikan në Portugali dhe Panathinaikosin në Greqi.

Gjithsejt, ai ka menaxhuar ekipe në Hungari, Austri, Holandë, Rumani, Itali, Argjentinë, Qipro, Brazil, Uruguaj, Zvicër dhe Greqi.

Por, sukseset më të mëdha i arriti me Benfikan me të cilën e kishte fituar ligën e Portugalistë dy herë dhe ishte shpallur kampion i Evropës po ashtu dy herë radhazi.

Dhe pikërisht te qëndrimi i tij i parë te Benfika ai realizoi një prej mallkimeve më të njohura në historinë e futbollit, shkruan Periskopi.

Pasi e kishte fituar Finalen e Kupës Evropiane për herë të dytë më 1962 [ekuivalenti i Ligës së Kampionëve sot], Guttmani thuhet t’i jetë afruar bordit të drejtorëve të Benfikës për të kërkuar rritje page. Sidoqoftë, pavarësisht sukseseve, ata e kishin refuzuar. Më pas, ai e kishte lënë klubin duke i ankuar, “As në njëqind vjet prej tash, Benfika nuk do të jetë kampion i Evropës”

Prej asaj kohe Benfika i ka humbur të gjitha tetë finalet në garat evropiane, përfshirë pesë në Ligën e Kampionëve [1963, 1965, 1988 dhe 1990] dhe tri në Europa Ligë/Uefa kupë [1983, 2013 dhe 2014].

Para finales së vitit 1990, të luajtur në Vjenë [qyteti ku është varrosur Guttmani], legjenda portugeze e Benfikas Eusebio kishte shkuar dhe ishte lutur që ta hiqte mallkimin. Por, kjo nuk kishte ndodhur. /Periskopi

Shpërndaje në: