Rrëfimi emocionial i Vidalit: Vendosa të bëhesha futbollist pasi nuk mund ta shihja nënën time duke vuajtur

Rrëfimi emocionial i Vidalit: Vendosa të bëhesha futbollist pasi nuk mund ta shihja nënën time duke vuajtur

Arturo Vidal ka zbuluar se vendosi që të bëhej futbollist pasi e pa nënën e tij duke vuajtur derisa kishte shumë vështirësi për ta mbajtur familjen

Mesfushori kilian kishte një karrierë të madhe në Evropë që nga transfeirmi i tij nga Colo Colo te Leverkusen.

Pas Leverkusenit, Vidal kaloi te Juventus për t’u rikthyer përsëri në Gjermani, por kësaj radhe te gjiganti Bayern Munich, transmeton Periskopi.

Ditë më parë ai u zyrtarizua si lojtar më i ri i Barcelonës, por fëmijëria e Vidalit nuk ka qenë aspak e lehtë.

31-vjeçari tregon se si filloi dëshira për t’u bërë futbollist në mënyrë që t’ia siguronte një jetë më të mirë familjes së tij.

“Gjëja e parë që mbaj mend nga të qenit fëmijë është uria dhe i ftohti që kishte familja ime, mënyra se si mamaja ime luftoi dhe përpjekjet që ajo bëri për të na dhënë diçka,” ka thën Vidal.

Image result for arturo vidal and his mother

“Isha 14 vjeçar dhe mamaja ime u kthye në shtëpi e rraskapitur dhe unë mendova se kjo nuk bën të ndodhë përsëri, unë duhej që të bëja diçka.

“Unë vendosa që më pas të bëja sa më shumë stërvitje vetëm që të arrija që të bëhesha futbollist profesionist.

“Këto kujtime më japin shumë forcë. Futbolli më ka dhënë gjërat më të mira në jetën time. Kur e shoh nënën time të lumtur, fëmijët e mi të gëzuar dhe kur e di që ata nuk do të kalojnë nëpër fazat të cilat kam kaluar unë më bën të ndjehem shumë mirë,”./Persikopi/
Related image

Shpërndaje në: