Rrëfimi i Nurës: Përndjekja nga milicia serbe dhe shoferi i autobusit që i shpëtoi me Thaçin e shokët
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka rikthyer kujtimet nga viti 1991, duke përshkruar një pasdite të mbushur me frikë dhe vendime në sekonda, kur ai, Adem Nura dhe Hashim Thaçi arritën t’i shpëtonin një rrethimi të Milicisë Serbe në Skenderaj
Në detaje rrëfen se si milicia serbe po e ndiqte për t’i kapur, ku ishin në një situatë krejt të papërgatitur dhe pa armatim duke u shprehur se pikërisht cak i serbëve ishin vet Jakupi, Adem Nura dhe ish presidenti Hashim Thaçi.
“Pas një bisede të gjatë u drejtuam për te stacioni i autobusëve, por vumë re që pas nesh po vinin disa policë… fillimisht menduam se ishte patrullim, por u vërejt se cak i tyre ishim ne”, ka shkruar Nura, duke përshkruar çastet kur ndjekja u bë e hapur dhe rrugët e zbrazura nuk ofronin asnjë mundësi shpëtimi.
Sipas tij, vendimi për të hipur në autobusin për Drenas ishte instinktiv, por rreziku nuk mbaroi aty, pasi që milicia serbe kishin ndjekur mbrapa autobusin.
Madje sipas tij ata shpëtuan vetëm fal shoferit të autobusit i cili i kishte nxjerrë nga dera e shoferit, duke mos i lejuar që të bënin ndonjë veprim që do ua rrezikonte
“Dy bashkudhtarët e mi që ishim së bashku, Adem Nura kishte një thikë, kurse Hashim Thaçi ishte i pa armatosur, atyre iu kërkova që të vijnë pas meje dhe po sa të dal ne der do hapi zjarr në policë, kurse këta të mundohen me u larguar nga aty. U drejtova tek dera e parë me dorën në revole dhe me përqendrimin që mos të më shpëtoj asnjë lëvizje pa e përcjellë, po sa iu afrova derës më kapi për krahu shoferi i autobusit duke më tërhequr nga vetja e tij dhe duke më dhënë shenjë që të dalë kah dera e tij, gjithashtu përmes shenjës i’a bëjë me dije që nuk jam vetëm, ai u ngrit në këmbë dhe më hapi derën e shoferit, unë iu bëra shenjë dy shokëve që të më ndjekin pas, kur dolëm jashtë u bëmë bashkë me dhjetëra njerëz të tjerë dhe vazhduam rrugën deri te rrugica që të shpinte në drejtim të Lagjes Veliu të Polacit, duke ecur në bisedë e sipër Hshimi na tha që i duhej të shkonte në Prishtinë, i thash që do ta përcjellë me motor deri afër Vushtrrisë.”, ka rrëfyer Nura.
Në ato sekonda, sipas tij, një shenjë e heshtur dhe një derë e hapur bënë dallimin mes arrestimit dhe lirisë, duke i nxjerrë Hashim Thaçin dhe shokët e tij nga rrethimi pa u vënë re.



