Rrëfimi i prezantueses që ishte paragjykuar për shkak të gjoksit shumë të madh
Prezantuesja dhe DJ Ashley James u ankua në podcastin e Yahoo “Wine Question Time” se në shkollë e kishin dënuar për shkak të madhësisë së gjoksit të saj. Gjoksi i saj i madhësisë H i shkaktoi asaj probleme pasi e panë atë se si e përqafon vëllanë e saj.
Më dënuan sepse e përqafova jashtë vëllanë tim. Mësuesja tha se njerëzit në qytet nuk e dinë se ai është vëllai yt, çfarë do të mendonin nëse e shohin një bionde me gjoks të madh si e përqafon të dashurin jashtë? Dhe kështu, morali im u soll në pikëpyetje vazhdimisht, madje edhe nga mësuesit. Ata silleshin sikur do të jem e pamoralshme sepse kam gjoks të madh. Pothuajse më detyruan të turpërohem,’ tha kjo 32-vjeçare, e pajisur me madhësinë e jelekëve 65H, e cila shkoi në shkollën private në Cumbrian britanike, ku viti kushton 15 mijë dollarë.
Për shkak të gjoksit shumë të madh, tha ajo, që nga mosha 14- vjeçare ka dëgjuar komente tallëse nga kolegët meshkuj, shkruan KOHA Ditore. “Djemtë do të vinin tek unë dhe do të më thoshin gjëra të neveritshme, ndërsa mësuesit nuk do t’u thoshin asgjë atyre, por do të më sulmonin mua, se nuk mund të vishem ashtu, edhe pse të gjitha mikeshat e mia mbanin rroba të njëjta. Si një vajzë 14- vjeçare, isha vërtetë e hutuar, nuk e kisha të qartë pse unë jam e vetmja që nuk më lejohet? Para se ta kuptoja seksin, mësuesit silleshin sikur isha seksualisht aktive. Kur shikoj prapa, e kuptoj se isha dënuar vetëm për shkak të trupit tim,’ tha ajo.
Ajo filloi të mbulohej nga koka deri tek këmbët, duke menduar se kështu do të fillonin ta kuptonin seriozisht. ‘Fillova madje edhe të mbaja syze, edhe pse shoh mirë. Sa e çmendur është kjo? Vetëm të më merrnin seriozisht,’ tha ajo. Vetëm kur u shpërngul në Londër njerëzit filluan ta shikonin atë si person, dhe jo pronaren e gjoksit të madh, e pranoi ajo.



