Rreth 30 “manipulues të votave” po intervistohen në Prizren

Rreth 30 “manipulues të votave” po intervistohen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, po vazhdojnë hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të dyshuarve në Prizren.

Klan Kosova ka mësuar se rreth 30 persona janë duke u intervistuar.

Po ashtu, zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren është ndaluar për 48 orë pas aksionit të Prokurorisë Themelore.

Prokuroria në Prizren vazhdon “hetimet e zgjeruara” ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

 

Shpërndaje në: