Rrëzohet avioni ajror mbi një shkollë në Bangladesh, 19 të vdekur

Rrëzohet avioni ajror mbi një shkollë në Bangladesh, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 164 të tjerë janë plagosur pasi një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit u rrëzua mbi një kampua shkolle në kryeqytetin Daka.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në shkollën dhe kolegjin Milestone në periferinë veriore të Uttara tregojnë një zjarr të madh, pas përplasjes së avionit në ndërtesën e shkollës dykatëshe.

Forcat e armatosura thanë në një deklaratë në Facebook se avioni F-7 pësoi një defekt mekanik pasi u ngrit për një stërvitje menjëherë pas orës 13:00 sipas orës lokale. Piloti është midis të vdekurve, shtoi forca ajrore.

Më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë dhe të rritur, u dërguan në spital me djegie, u tha gazetarëve një mjek në Institutin Kombëtar të Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike. Diapazoni i moshës për nxënësit që ndjekin shkollën është midis katër dhe 18 vjeç.

Shpërndaje në: