Rrëzohet banorja e BBVK

Rrëzohet banorja e BBVK

Elijona Binakaj, banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, po bëhet shpejt një nga figurat më të komentuara në shtëpi.

Vetëm 18 vjeç, ajo ka sjellë energji dhe këtë e vërtetoi edhe me një episod të fundit që ka bërë banorët dhe publikun të qeshin me të madhe.

Elijona u pa e ulur në një top të madh, teksa nuk arriti të mbante ekuilibrin dhe përfundoi duke u rrëzuar.

Foto: Facebook

Rrëzimi ndodhi në mënyrë krejt natyrale dhe e kapi të papërgatitur, por banorët shpërthyen në të qeshura.

Disa u ngritën t’i shkonin afër, por gjithçka u mor me sportivitet dhe pa asnjë shqetësim.

Foto: Facebook

Edhe vetë Elijona qeshi me situatën, duke treguar se nuk u lëndua dhe se momenti ishte më shumë qesharak sesa i sikletshëm.

Klipi nga rrëzimi tashmë po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale./Periskopi/

Shpërndaje në: