Rrëzohet nga trotineti në Prizren, 37-vjeçari në rrezik për jetën

Rrëzohet nga trotineti në Prizren, 37-vjeçari në rrezik për jetën

Një vetë-aksident me pasoja serioze është regjistruar sot rreth orës 12:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, me rrezik për jetë.

Sinjali raporton se bëhet fjalë për një person rreth moshës 37-vjeçare, derisa ishte duke e drejtuar trotinetin në drejtim të lagjes Arbana, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe sapo ka arritur te një pengesë në rrugë (polici i shtrirë), është rrëzuar në asfalt.

Si pasojë e aksidentit, 37-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht me autoambulancë në Spitalin e Prizrenit.

Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij është vlerësuar si serioze, me rrezik për jetë, andaj është transferuar urgjent në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit do të përpilohet raport i veçantë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shpërndaje në: