“Rritja e gatishmërisë së ushtrisë serbe, provokim tjetër për Kosovën”

“Rritja e gatishmërisë së ushtrisë serbe, provokim tjetër për Kosovën”

Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka komentuar rritjen e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë serbe, duke e konsideruar atë si provokim tjetër.

“Veprimet e deritashme të Serbisë kanë ndikuar në formë direkte në ngritjen e tensioneve. Edhe ngritja e gatishmërisë së ushtrisë së Serbisë është pikërisht në kuadër të provokimeve të Serbisë. Besoj se synimi i Serbisë është që Kosova të destabilizohet, por faji dhe përgjegjësia t’i mbetet shqiptarëve dhe institucioneve të Kosovës. Pastaj, Serbia të vendos në tavolinë të bisedimeve çështjen e ndarjes territoriale të Kosovës”, është shprehur Ramadani.

Tutje, ai ka folur rreth ndryshimit të ligjit të FSK-së, ku do të lejohej transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ramadani lidhur me këtë është shprehur se “Kosova ka nevojë për kompletimin e Arkitekturës së Sigurisë Kombëtare. Këtu përfshihet edhe themelimi i ushtrisë”.

Ndërsa, Ramadani ka komentuar çështjen e rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës, duke thënë se për të është gjetur një zgjidhje e matur dhe e pjekur.

Kujtojmë se për rrënimin e murit ishte arritur marrëveshja dje në orët e vona të mbrëmjes, ku pala serbe sot ka nisur përgatitjet për largimin e tij.

Shpërndaje në: