“Rrofsh sa malet”, Sali Berisha paraqitet në SPAK, jashtë e presin disa simpatizantë
Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Posa ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha është mirëpritur nga disa simpatizantë.
Ata u dëgjuan duke brohoritur ‘O Sali, o hero. Rrofsh sa malet’.
Ndryshe, paraqitja e tij e sotme është në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, për të cilën Berisha po gjykohet me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë



