E dhimbshme, ylli i Man United i dhuron para një të pastrehit (Foto)
Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan është fotografuar në restuarantin Italian në qytetin e Manchesterit për festën e Pashkëve, transmeton Periskopi.

Ylli i Manchester United është parë duke i dhuruar para një të pastrehit, pasi kishte dalur nga restuaranti Italian San Carlo.

Ai në foto shihet duke komunikuar me të pastrehin që kishte të veshur një xhaketë ushtarake në prani të Mercedesit të Mkhitaryanit.
Mkhitaryan nuk ishte atkvizuar për asnjë moment në fitoren e djajëve të kuq ndaj Chelseat 2 me 0 të dielën e kaluar.

Miki do të jetë i gatshëm për sfidën e të enjtës ndaj Anderlechtit në kuadër të Europa Ligës. /Periskopi/



