Rruga Prishtinë-Ferizaj ende e bllokuar për shkak të sasisë së madhe të ujit të grumbulluar

Rruga Prishtinë-Ferizaj ende e bllokuar për shkak të sasisë së madhe të ujit të grumbulluar

Rruga magjistrale Prishtinë – Ferizaj vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar.

Sipas ushtruesit të detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në rrugën Prishtinë – Ferizaj vazhdon të ketë bllokime si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar, e shkaktuar edhe nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.

Durmishi paralajmëron se reshjet e borës që kanë filluar pas reshjeve të shiut, si dhe temperaturat nën zero gjatë natës, mund të krijojnë ngrica në rrugë, duke rritur rrezikun për shoferët.

Ekipet e institucioneve thuhet se kanë reaguar për të eliminuar pengesat dhe për të lehtësuar qarkullimin.

“Ekipet tona janë të angazhuara në pastrimin e të gjitha rrugëve që janë në kompetencën tonë. Po ashtu, shprehim gatishmëri të plotë për të ndihmuar edhe institucionet lokale, kudo që paraqitet nevoja, shkruan Durmishi.

Postimi i plotë:

Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji dhe rrëshqitje dheu në disa segmente rrugore. Ne kemi reaguar me të gjitha kapacitetet për të eliminuar çdo pengesë, me qëllim që qarkullimi të zhvillohet sa më normalisht.

Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.

Pas reshjeve të shiut kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat gjatë natës pritet të jenë nën zero, çka mund të shkaktojë ngrica në rrugë.

Ekipet tona janë të angazhuara në pastrimin e të gjitha rrugëve që janë në kompetencën tonë.

Po ashtu, shprehim gatishmëri të plotë për të ndihmuar edhe institucionet lokale, kudo që paraqitet nevoja.

Nga qytetarët kërkojmë të vozisin me kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve të rrugës.

Shpërndaje në: