Rrugët në Kishnarekë të Drenasit në gjendje të mjerueshme
Fenomeni i infratrukurës së dobët nuk është i panjohur për banorët e fshatit Kishnarek të Drenasit.
Komuna e Drenasit rrugën kryesore të fshatit Kishnareke e ka lënë në mjerim, shkruan Gazeta Blic.
Sikurse shihet edhe në fotografi, kjo gjendje e rrugës është përgjatë 300 metrave.
Ndërsa zyrtarë komunal theksojnë së shpejti do të fillojnë me ndërtimin e rrugës.
“Ne kemi qenë në fshatin Kishnarek të Drenasit dhe kemi intervenuar , një pjesë të rrugës e kemi shtruar por për atë pjesë të rruges, banorët kanë kundërshtuar për atë pjesë pasi që kur bie shi atë pjesë e dëmton shiu shumë”, ka thënë Betim Berisha nga komuna e Drenasit për Gazetën Blic.
Ai tha se shumë shpejt do të ndërrmarin masa dhe do ta rregullojnë atë pjesë pasi që ajo pjesë është me të vërtetë në gjendje mjerimi.




