Rrugëtimi i Liverpoolit për në finalen e Kievit, eliminoi skuadrën që luante futbollin më të bukur në Evropë (Foto)

Rrugëtimi i Liverpoolit për në finalen e Kievit, eliminoi skuadrën që luante futbollin më të bukur në Evropë (Foto)

Liverpool zhvilloi plotë 12 ndeshje deri më tani në Champions Leaguge ku ka realizuar 7 fitore 4 barazime dhe vetëm një humbje

Skuadra angleze e udhëhequr nga Jurgen Klopp befasoi të gjithë duke u kualifikuar në finale të Champions League, raporton Periskopi.

Gjithçka nisi me fazën kualifikuese kur eliminuan skuadrën gjermane Hoffenheim me rezultat të përgjithshëm 6:3 dhe siguruan fazën e grupeve të Championsit.

Liverpooli ishte në Grupin E me Sevillan, Spartak Moskën dhe Mariborin ku doli i pari në grup me 12 pikë duke shënuar 23 gola dhe pranuar vetëm gjashtë.

Faza e eliminimit direkt fillon me ndeshjen kundër Portos, klub të cilin e eliminon me rezultat të përgjithshëm 5:0.

Në çerek-finale ‘Të Kuqtë’ u përballen me njërën nga skuadrat më të frikshme në Evropë, Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Image result for liverpool vs man city

Manchester City i fortë në Premier League, por pa traditë në Champions dhe Liverpool e eliminoi pasi fitoi në të dy ndeshjet, 3:0 në ‘Anfield’ dhe 2:1 në ‘Etihad’.

Askush nuk priste që Liverpool do të shkonte kaq larg derisa në gjysmëfinale takohet me Romën, e cila eliminoi paraprakisht Barcelonën në çerek-finale.

Image result for liverpool vs roma

Anglezët zhvilluan një ndeshje të madhe në ‘Anfield’ ku fituan 5:2 falë paraqitjes mbresëlënëse të Mo Salah. Ndeshjen e kthimit në ‘Olimpico’ ‘Të Kuqtë’ humbin 4:2 por kualifikohen në finale.

Liverpool sot luan në finale ndaj Real Madridit derisa në këtë takim nuk është favorit, por nga ajo se çfarë ka treguar gjatë këtij edicioni shumë lehtë mund ta mposhtë edhe kampionin aktual dhe ta fitojë për herë të gjashtë hë histori të klubit Champions League.

Kujtojmë që Liverpooli ka thyer disa rekorde gjatë këtij edicioni pas ka shënuar plotë 40 gola në Champions, ndërsa treshja Salah, Mane, Firmino sëbashku kanë realizuar 29 gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: