R&Rukolli Holding nënshkruan marrëveshja me kompaninë “Drini” në Gjermani për distribuimin e brendeve Ruko, Ruko Power dhe Panoni Ice Tea

R&Rukolli Holding nënshkruan marrëveshja me kompaninë “Drini” në Gjermani për distribuimin e brendeve Ruko, Ruko Power dhe Panoni Ice Tea

Kompania “R&Rukolli Holding” ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me kompaninë “Drini”, me seli në Augsburg të Gjermanisë, për distribuimin e produkteve Ruko, Ruko Power dhe Panoni Ice Tea në të gjithë territorin gjerman.

Ngarkesa e parë pritet të mbërrijë në Gjermani në javën e parë të muajit tetor.

“Jemi shumë të kënaqur me këtë partneritet të ri me kompaninë Drini, një emër me reputacion dhe përvojë në tregun gjerman. Besojmë fuqishëm se ky bashkëpunim do të sjellë vlera të reja për të dyja palët, por mbi të gjitha për konsumatorët,” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

Suksesi i kësaj marrëveshjeje pritet të shërbejë si trampolinë për të sjellë edhe produktet e qumështit Drena në tregun evropian. Tashmë janë duke u shqyrtuar mundësi konkrete për shpërndarjen e tyre në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në: