R&Rukolli Holding nuk ndalet – sjell “Ruko Power”, “Panoni Ice Tea” dhe lëngjet premium “Ruko Juice”!

R&Rukolli Holding nuk ndalet – sjell “Ruko Power”, “Panoni Ice Tea” dhe lëngjet premium “Ruko Juice”!

Kompania e njohur kosovare R&Rukolli Holding, e cila që nga themelimi ka ndërtuar emër me produktet e bylmetit “Drena”, po vazhdon me hov zgjerimin e saj në treg.

Këtë herë, Rukolli ka prezantuar tri linja të reja produktesh, duke hyrë fuqishëm në kategorinë e pijeve freskuese dhe energjike.

🟢 Ruko Power – pije energjike vendore që pritet të jetë konkurrente serioze për brendet e njohura ndërkombëtare. Produkti tashmë është në treg dhe po shpërndahet nga Rukolli Distribution.

🟢 Panoni Ice Tea – çaj i ftohtë që do t’u përshtatet të gjitha shijeve, i dedikuar atyre që preferojnë pije të lehta dhe natyrale.

🟢 Ruko Juice – linjë e re me lëngje premium frutash, që sjell shije të pastra dhe përbërje cilësore, të përpunuara me standarde të larta.

Përmes një postimi në Instagram, u prezantua edhe paketa e produkteve të reja, përfshirë këtu edhe “Panna Cooking Cream Ruko” dhe dizajni i “Panoni Ice Tea” dhe “Ruko Power”, që tashmë janë nëpër dyqane.

📦 Produktet janë të disponueshme në pikat kryesore të shitjes në gjithë Kosovën dhe janë pjesë e një plani më të gjerë të kompanisë për të zgjeruar portofolin dhe prezencën në treg.

Kompania Rukolli ka dëshmuar ndër vite se di të ndërtojë brende që qëndrojnë gjatë, dhe me këto produkte të reja, po e konfirmon edhe njëherë seriozitetin dhe ambiciet e saj në tregun vendor.

 

Shpërndaje në: