Rubin: Thaçi nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë

Rubin: Thaçi nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë

Hashim Thaçi nuk ka pasur autoritet dhe as mundësi që të diktonte asgjë, ka deklaruar në dëshminë e tij James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit.

Rubin tha se nuk e shihte Hashim Thaçin si faktor kryesor në Rambuje, por si i pasqyrues i qëndrimeve të delegacionit shqiptar.

Sipas tij, Thaçi nuk ishte në gjendje të marrë vendime pa u konsultuar me të tjerët.

“Ai ishte një person që i ishte caktuar detyra të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare siç ishte asokohe. Ne nuk e kishim kuptuar mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë se ai nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë, por thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra diku e fshehur, ajo zyra e udhëheqjes shqiptare që merrte vendime në grup dhe që nuk ishin gjithmonë të pranishëm, kështu që ai duhet ta merrte lejen prej tyre. Ai nuk kishte vetë mundësi. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla dhe kushte. Kështu që kur ne dëshironim të bënim diçka shumë të rëndësishme, atij i duhet të komunikonte me persona të tjerë për t’i dhënë miratim”, tha Rubin.

“Ai s’mund të na thonte PO, pa pasur një deklaratë për pavarësi” – Rubin tregon negociatat me Thaçin

 

Shpërndaje në: