Rugova kishte kërkuar të demantohej deklarata për shkëmbim territoresh
Ish-presidenti kishte kërkuar nga gazeta “Zëri” ta demantojnë atë për idenë e shkëmbimit të territorit
Presidenti amerikan po e dëgjonte me vëmendje çdo fjalë që ia thoshte lideri i shqiptarëve të Kosovës. Ibrahim Rugova, që përfaqësonte një popull të shtypur në Kosovë, kishte shumë kërkesa, por njëra ishte e pandryshueshme.
Në fakt, kjo kërkesë ishte legjitime dhe si e tillë cilësohej edhe për amerikanët.
Por për Shtëpia e Bardhë dhe miqtë ndërkombëtar nuk do pajtoheshin kurrë me idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ata u alarmuan kur në vitin 1994, në një intervistë për gazetën ‘Zëri’, Ibrahim Rugova flet për shkëmbim territoresh; ku Lugina e Preshevës do t’i bashkohej Kosovës kurse Leposaviçi dhe fshatrat tjera t’i jepen Serbisë.
Blerim Shala, autor i kësaj interviste me Ibrahim Rugoven, ka treguar për këtë ide të kamotshme të ish presidentit të ndjerë.
Por pas publikimit të kësaj interviste në numrin festiv të 1 janarit të vitit 1994, erdhën shumë reagime sidomos nga Departamenti i shtetit gjë që detyruan Rugovën të tërhiqet nga ky qëndrim.
Shala në T7 tregon për kërkesën interesante që kishte Rugova.
Zyrtar të LDK’së, kanë mohuar se Ibrahim Rugova ka folur për këtë ide por ata i ka demanatuar përmes një postimi në Facebook, presidenti aktual. Hashim Thaçi ka publikuar një pjesë të intervistës ku Rugova flet për ndryshimin e kufijve në vitin 1994.



