Rusët e presin si mbret huliganin serb që dogji flamurin kombëtar shqiptar (Foto)
Bogdanov ia hodhi paq pasi shteti serb gjykoi se “ai hyri në fushë për të qetësuar situatën”. Marrëdhënia mes tij dhe tifozëve rusë është mjaft e mirë. Këtë e dëshmon edhe pritja që rusët i kanë bërë atij.
Më 29 tetor u arrit binjakëzimi i dy tifozërive, mes ultrasve rusë të Sparkakut të Moskës dhe atyre serbë të Crvena Zvezdës.
Teksa ultrasit serbë morën një ftesë për të qenë prezentë në Moskë, në derbin mes Spartakut dhe CSKA, ata u pritën në një festë ekstra-luksi në kryeqytetin e Rusisë ku përfshihej sauna, masazhet dhe gjithçka tjetër që ultrasit rusë kishin përgatitur për të kënaqur miqtë e tyre pas ndeshjes.
I pranishëm në festë ishte edhe Ivan Bogdanov, kapo-ultrasi i “Delije”, tifo-grupi i ekipit të Crvena Zvezdës.





