Rusët kallen pas Xherdan Shaqirit, shikoni çfarë bën tifozët në stërvitjen e Zvicrës (Video)
Xherdan Shaqiri është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët rusë në prag të Botërorit.
Ylli shqiptar i Zvicrës, së bashku me futbollsitët tjetër të kombëtares zvicerane janë pritur nga turma të tifozëve në stërivtjen e tyre.
Kombëtarja e Zvicrës ka mbajtur seancën e parë stërvitore, para startit të Kupës së Botës në Rusi, ku ishin të pranishëm më shumë se 1800 shikues.
Shaqiri, së bashku me Rodriguez, Fernandez dhe yjet e tjerë të Zvicrës, kanë nënshkruar autografe për të tifozët që ishin mbledhur për të shikuar stërvitjen e Zvicrës.
Zvicra e luan të dielën më 17 qershor ndeshjen e saj të parë të grupit E, ndaj Brazilit.
Shikojeni videon KËTU



