Rusi 2018 | A është Franca kombëtarja më e fortë në botë?

Rusi 2018 | A është Franca kombëtarja më e fortë në botë?

Franca e drejtuar nga Didier Deschamps është ndër kombëtaret më të forta në Kupën e Botës “Rusia 2018”, shkruan Periskopi.

Forca e këtij ekipi qëndron në cilësinë e jashtëzakonshme të lojtarëve që ka prodhuar përgjatë dekadës së fundit – duke qenë konkuruese e denjë në prodhueshmëri të talentëve me Spanjën, Portugalinë dhe Gjermaninë.

Argumentueshëm mund të thuhet që Franca ngjason me Brazilin e viteve ’90, sepse po ia del mbanë të nxjerrë talentë në secilin repart.

Në portë ka tre portierë shumë cilësorë, të prirë nga Hugo Lloris i cili është edhe kapiten. Mandanda ka rifituar formën e tij te Marseille në edicionin e kaluar, ndërsa Areola në Paris arriti t’ia merrte vendin Kevin Trappit.

Në mbrojtje, kemi dy mbrojtësit e gjigantëve spanjollë, Varane [Real Madrid] dhe Umtiti [Barcelona]. Veç tyre, kemi lojtarë të tjerë të rinj dhe me perspektivë si Pavard, Kimpembe, Mendy dhe Hernandez. Por aty, në mungesë të të lënduarit Laurent Koscielny, është edhe Adil Rami – që pati sezon mjaft të mirë me Marseille-n.

Mesfusha e Francës është një ndër më të fortat, pas Spanjës. Pogba, Kante, Lemar dhe Tolisso janë të jashtëzakonshëm. Ndërkohë, sulmi është ndoshta më i miri ndonjëherë: përbëhet nga supertalenti Mbappe, Antoine Griezmann dhe talenti i Barçës, Ousmane Dembele.

Franca është vlerësuar si kombëtarja më e shtrenjtë në Botëror, me një vlerë të përgjithshme që e arrin një miliardëshin. Mbappe është më i shtrenjti, me 108 milionë funte, i pasuar nga Antoine Griezmann me 90, dhe Paul Pogba me 81.

Sidoqoftë, lojtarët kyç të Francës do të jenë portieri Lloris, mesfushori Ngolo Kante, dyshja e mbrojtësve por edhe sulmuesi Griezmann – ndërkohë që nuk pritet shumë nga endetinejgjeri i parisit Kylian Lottin Mbappe.

Në Botëror, Franca ka qenë me fat duke u shortuar në grupin C, me Australinë, Perunë dhe Danimarkën. Ajo pritet që pa ndonjë zor të madh të pozicionohet e para në grup, dhe të ndeshet me të dytën e grupit D, që do të kontestohet mes Argjentinës dhe Kroacisë. Nuk dihet nëse francezët do ta preferonin Kroacinë apo Argjentinën – sepse nuk dihet cila do të jetë në formë më të mirë. Sidoqoftë, Franca është dukshëm më e fortë se të dyja.

Mangësia kryesore e “Gjelave” është mungesa e përvojës dhe komponueshmëria. Në tre ndeshjet e fundit miqësore, Franca ka bërë tri fitore rresht. Në Rusi e mundi Rusinë, 3 me 1 me dy gola nga Mbappe dhe një nga Pogba. Pastaj e mundi Republikën e Irlandës 2  me 0, me një gol nga Giroud dhe një tjetër nga Nabil Fekir. Dhe në fund, më 1 qershor, e dërrmoi Italinë njësoj si Rusinë, 3 me 1, me golat e shënuara nga Umtiti, Griezmann dhe Dembele.

Franca duket shumë e fortë – por megjithatë, e mangët krahasuar me Gjermaninë dhe Spanjën si dy kombëtaret më të forta të turneut./Periskopi

Shpërndaje në: