Rusia humb të drejtën për organizimin e Kampionatit Botëror

Rusia humb të drejtën për organizimin e Kampionatit Botëror

Unioni Ndërkombëtar i Biatlonit tha se pas shqyrtimit të gjatë të raporteve nga Agjencia Botërore Anti-Doping, ka vendosur të gjejë një vend tjetër nikoqir për Kampionatin Botëror të Biatlonit më 2021.

Agjencia Anti-Doping ka akuzuar Rusinë për doping të atletëve, të sponsorizuar nga shteti.

Lojërat e Biatlonit është dashur të zhvillohen në qytetin Tiumen të Siberisë, i cili është zgjedhur shtatorin e kaluar, shkruan REL.

Biatloni është sport klasik olimpik, i cili kombinon skijimin nordik dhe qitjen me pushkë.

Shpërndaje në: