Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike

Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike

Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore, në Piongçang, nga Komiteti Ndërkombëtarë Olimpik.

Pas një hetimi për përdorim të dopingut në lojërat e 2014-s, të mbajtura në Soçi të Rusisë, presidenti i Komitetit, Tomas Bah e dha njoftimin këtë të martë në Lozanë.

Bordi drejtues ka arritur në këtë vendim pasi lexoi rekomandimet e hetimit 17 mujor.

Komiteti Olimpik i Rusisë është përjashtur nga Lojërat Dimërore që do të mbahen në Korenë e Jugut, por atletët rus, të cilët e provojnë se janë të pastër nga ana e dopingut, ftohen të marrin pjesë nën një flamur neutral.

Shpërndaje në: