Rusia pretendon se ka pushtuar Siverskun e Ukrainës
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS ka raportuar se Rusia ka pushtuar qytetin Siversk në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ishte informuar për këtë pushtim, raporton Sky Neës.
Qyteti Siversku shtrihet rreth 35 kilometra në veri të qytetit tjetër ukrainas, Bakhmut, i cili ishte një fushë beteje e ashpër që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022, përpara se të binte nën kontrollin rus në fillim të këtij viti.



