Ruzhdi Shehu: Një nga projektet e para që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut

Ruzhdi Shehu: Një nga projektet e para që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu shprehet i bindur për fitore, raporton Periskopi.

Ai thotë se pas datës 12 tetor, do të fillojnë me ndërtimin e sheshit në Junik në vlerë prej 5 milionë eurove.

Shehu thotë se tani i ka siguruar mjetet e nevojshme.

 

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Më 12 tetor do të festojmë së bashku fitoren tonë madhështore. Ndërsa më 13 tetor do të vazhdojmë me punën tonë të palodhshme.

Një nga projektet e para dhe kryesore që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut me vlerë të investimit rreth 5 milion euro. Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë projekt.

Urime të gjithve. Vazhdojmë +4.

#LDK113
#JunikuPërtej

Shpërndaje në: