Ryva publikon foto me vajzën (Foto)
Këngëtarja Ryva Kajtazi është në radhën e artisteve që së fundi është bërë nënë.
Ajo gati një muaj më parë ka sjellë në jetë vajzën, fytyrën e të cilës ende nuk e ka bërë publike, shkruan lajmi.net.
Ryva në Instagram ka publikuar një foto në të cilën shihet dora e saj dhe e vajzës e cila e ka bekuar me ardhjen në jetë.
Këngëtarja së fundi i është përkushtuar tërësisht fëmijës dhe nuk ka sjellë ende ndonjë projekt të ri.




