Sa e sjellshme policia, nuk e arrestoi tifozin brazilian derisa u krye krejt ndeshja (Foto)
Policia në Shën Petersburg u fut në stadiumin e Shën Petersburgut për të arrestuar të kërkuarin brazilian, Rodrigo Denardo Vicentini, por vetëm pasi ai e shikoi komplet ndeshjen e Kupës së Botës kundër Kosta Rikës.
Informacioni arriti tek oficerët e Interpolit se Denardo, i kërkuar për një seri vjedhjesh në vendin e tij, ishte futur në stadiumin e Shën Petersburgut para rreth gjysmë ore.
Menjëherë pas përfundimit të lojës, policia arrestoi Denardon pas identifikimit nga turma, raportoi Fontanka, transmeton Periskopi.
Krimineli, i cili kishte punuar dhe jetonte në Britani, ende mbante një këmishë të Brazilit me një simbol të Rusia 2018.
Është raportuar se ai kishte hyrë në Rusi me një ID të rreme , e cila hyn në punë edhe si pasaportë dhe vizë për tifozët e huaj në Rusi, gjatë turneut. Ai kishte hyrë në vend përmes Londrës, duke udhëtuar me një pasaportë italiane.
Gangsteri Denardi, 31 vjeç, tani përballet me ekstradimin nga Rusia në Brazil dhe do të mbahet nga policët në Shën Petersburg për deri në dy muaj për të trajtuar këtë proces./Periskopi/




