Sa i fuqishëm është Kazakistani?
Viti 2017 ishte vit i madh për Kazakistanin: ata e mbajtën Expo-në ndërkombëtare dhe së fundi e kanë një ulëse jo-të-përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. [shën. i përkthyesit: për të cilin këshill Agim Bahtiri tha se i kishte njëqind e kusur anëtarë]
Megjithë këto suksese në skenën ndërkombëtare, rajonalisht ky komb është forcë dominante. Kazakistani, padyshim është një gjigant i Azisë Qëndrore.
Sa i përket sipërfaqes, është një vend shumë i madh. Ose më saktë, është vendi i nëntë në botë për nga madhësia. Katër herë më i madh se sipërfaqja e Teksasit. Por, sa i përket popullsisë, gjërat janë ndryshe. Kazakistani e ka një numër më të vogël banorësh se Teksasi – me vetëm 18 milionë.
Kjo e bën Kazakistanin, një prej vendeve me dendësinë më të vogël të popullsisë në botë.
Veç kësaj, Kazakistani është një forcë ekonomike dominante në rajonin e Azisë Qëndrore, me rreth 240 miliardë dollarë buxhet. Në fakt kjo vlerë ishte në vitin 2014, para se të ndodhte kollapsi botëror në çmimin e naftës – dhe tani i ka vetëm 134 miliardë dollarë.
Megjithëse po mëkëmbet ngadalë, ky kollaps ka ndikuar në kushtet e jetës. Në fakt, pavarësisisht kushteve të mira ekonomike, Kazakistani konsiderohet si një vend me regjim shumë autoritar.
Dikur ishte një republikë sovjetike, e cila ishte e fundit mes të tjerave që e fitoi pavarësinë, dhe e ka mbajtur të njëjtin lider në 25 vitet e fundit. Nursultan Nazarbayev shpesh përshkruhet si diktator, që e cënon lirinë e shprehjes dhe religjionin, dhe i cili i ka burgosur aktivistët politikë.
Megjithëse teknikisht është teknikisht demokratike, realiteti është ndryshe. Kjo është mjaft problematike për një popullsi diverse. Më shumë se 130 grupe etnike jetojnë në Kazakistan, megjithëse shumica janë etnikisht kazakë me fenë myslimane.
Për shkak të pozitës që ka, ai influencohet jashtëzakonisht shumë nga shtetet si Rusia, Uzbekistani, Gjermania dhe të tjera. Sidoqoftë më 2017, Kazakistani do të ndryshojë alfabetin e tij, nga cirillik në latin, si një lëvizje për të pavarësuar veten edhe më shumë nga Rusia.
Dhe megjithëse është shumë e fuqishme në rajonin e saj, ushtria e Kazakistanit nuk është aq e madhe. E rënditur e 55-a në botë, me vetëm 100 mijë trupa, dhe me 2,4 miliard dollarë si buxhet të mbrojtjes.
Për fat të mirë, madhësia e ushtrisë së tyre nuk është aq e rëndësishme sa anëtarësia e saj në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Kazakistani është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe poashtu i Organizatës Tregtare Botërore.
Kazakistani është një kombinim i fuqive të brendshme që mbështeten në forca të jashtme në ekonomi, shoqëri dhe ushtri. Por, problemi qëndron në abuzimin e të drejtave të njeriut dhe në sistemin politik kuazi-demokratik e autoritar që ushtrohet nga Nazarbayevi.
Kazakistani mund të jetë një vend i madh i rajonit të Azisë Qëndrore por është vetëm pjesë e rëndësishme e grupit të kombeve që thirren si Stanët. | nowthisworld | Periskopi



