Sa ka pasuri presidenti Hashim Thaçi?

Sa ka pasuri presidenti Hashim Thaçi?

Agjencia Kundër Korrupsionit tashmë ka publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarët shtetërorë.

Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – shkruan Periskopi.

Ai ka deklaruar në AKK, pasuri të paluajtshme në vlerë prej 610 mijë euro.

Ai ka deklaruar një tokë bujqësore me sipërfaqe prej shtatë hektarësh, nga trashëgimia nga familja, në vlerë prej 180 mijë euro. Pastaj, një shtëpi 250 metra katrorë, po ashtu trashëgimi nga familja, në vlerë prej 80 mijë eurosh. Si dhe një shtëpi tjetër, në vlerë prej 450 metra katrorë, e kontraktuar, me vlerë prej 350 mijë euro.

Nga pasuria e luajtshme, Presidenti ka deklaruar një veturë Audi Q5, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij, Lumnie Thaçi, vlera e së cilës arrin në 15 mijë euro.

Vitin e kaluar, Thaçi kishte deklaruar se posedon dy vetura, një “Audi A4” dhe një “Audi Q5”, ndërsa këtë vit, vetëm njërën veturë.

Nga paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, presidenti ka deklaruar si më poshtë:

Në Bankën NLB ka deklaruar 2,799.00 euro, në Bankën Ekonomike ka deklaruar 7,491.61 euro, në BKT ka deklaruar 1,081.90 euro në pronësi të bashkëshortes së tij, ndërsa në të njëjtën bankë e ka edhe llogarinë e kursimeve të djalit të tyre, Endriti, ku janë deponuar deri më tani 13,500,00 mijë euro.

Nga paga e presidentit, Thaçi ka deklaruar të hyra vjetore neto 33,282,96 mijë euro, ndërsa nga mëditjet ka deklaruar 5,771,39 mijë euro.

“Nga shuma e deklaruar në vitin 2018 si para në llogari 136,688.81€ (njëqind e tridhjet e gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjet e tetë euro e tetëdhjetë e një cent), 113,000.00€ (njëqind e trembëdhjet mijë euro) janë investuar në shtëpinë e kontraktuar. 15,600.00€ (pesëmbëdhjet mijë e gjashtëqind euro) janë shpenzuar për shpenzime familjare dhe 7,491.61€ (shtat mijë e katërqind e nëntdhjete e një euro) kanë mbetur në llogari”, thuhet tutje në deklarimin e Thaçit në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

 

 

 

 

Shpërndaje në: