Sa larg e ka lënë Dua Lipa Rita Orën? (Foto)

Sa larg e ka lënë Dua Lipa Rita Orën? (Foto)

Të dyja kanë origjinën nga Kosova dhe të dyja jetojnë e veprojnë në Britaninë e Madhe. Ky vend i madh që ua ofroi gjitha mundësitë për të arritur majën e suksesit në këndim. Ndonëse Rita Ora ia nisi  më herët karrierës se sa Dua Lipa, kjo e fundit ka rrëmbyer miliona fansa anë e mbanë botës më shumë – raporton Periskopi

Rita Ora për herë të parë bëri bujën e madhe në botë në shkurt të vitit 2012, me këngën ‘Hot Right Now’. Kurse Dua Lipa tek pas tri viteve, në gusht të vitit 2015 lansoi këngën e saj ‘New Love’, e cila ia hapi rrugët drejt suksesit botëror.

Ndonëse të dyja këngëtaret janë shumë të dashura për publikun dhe dëgjohen në masë të madhe këngët e tyre, Dua Lipa është ajo që ka mbledhur miliona fansa më shumë se sa Rita Ora. Kjo vërehet edhe në llogaritë e tyre në Instagram. Rrjeti të cilin e përdorin më së shumti VIP’at.

Aktualisht, Dua ka mbi 27 milionë ndjekës në Instagram, ndërkohë që Rita Ora ka mbetur pas me 14.5.milionë followers.

 

Ylli i muzikës, Dua Lipa së fundmi rrëmbeu çmimin “Artistja më e mirë e re”  dhe çmimin “Best Dance Recording” për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson. Ndërkohë që Rita nuk ishte fare e nominuar në Grammy 2019.

Megjithatë, që të dyja po korrin suksese të mëdha e po bëjnë krenarë shqiptarët anë e mbanë. Së fundmi,  Bebe Rexha ka propozuar që ‘shqipet’ të bëhen bashkë në një projekt të vetëm.

Këngëtarja me origjinë nga Dibra që po ndërton karrierë në SHBA dëshiron një bashkëpunim ndërmjet katër yjeve të mëdha të skenës botërore. Bebe dëshiron një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max’in.

Lipa kishte pranuar menjëherë bashkëpunimin, duke shkruar ‘Hajde shqipeee’, po ashtu edhe Ava Max. Vetëm Rita Ora s’kishte dhënë asnjë përgjigje.

Kujtojmë se që nga fillimi është përfolur se Rita e Dua nuk kanë raporte të mira, kjo për shkak të inateve dhe konkurrecës në tregun botëror. Këtë gjë e dëshmon edhe fakti që nuk e ndjekin njëra-tjetrën fare  në Instagram./PERISKOPI/

 

 

 

Shpërndaje në: