Sa para fitojnë familja Kardashian nga Instagrami?

Sa para fitojnë familja Kardashian nga Instagrami?

Kim, Kourtney dh Khloe marrin përfitime të mëdha për reklamimin e produkteve në profilin e tyre të “Instagram”-it, raporton “US Weekly”.

Drejtuesi i “Talent Resources”, Michael Heller, i cili merret me disa prej kontratave të biznesit të Kim, Kourtney dhe Khloe, pretendon se rrjetet sociale përbëjnë një pjesë të madhe të fitimeve të motrave të famshme, shkruan Top Channel.

Ai është shprehur se postimet e sponsorizuara përbëjnë 25% të të ardhurave të tyre.

Me 95 milionë ndjekës, Kim është më e paguara ku një fushatë e saj mund të paguhet deri në 500.000 dollarë.

Ndërsa motrat Kourney dhe Khloe, kanë një çmim më të lirë, postimi i të cilave mund të arrijë vlerën deri në 250.000 dollarë.

Shpërndaje në: