Sa pikë mori Luka Modric nga gazetarët e France Football?

Sa pikë mori Luka Modric nga gazetarët e France Football?

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2018 duke fituar ‘Topin e Artë’, çmim që jepet nga France Football.

Kroati ishte bindshëm përpara pasi tuboi plotë 753 pikë, duke u përcjell nga ylli aktual i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.

Antoine Griezmann i treti më 414 pikë, pastaj Kylian Mbappe më 347 pikë.

Futbollisti i Real Madridit pati sukses të madh në Ligën e Kampionëve, ku ishte fitues i trefishtë, derisa me skuadrën e tij modeste, Kroacinë, arriti në finale të Botërorit në Rusi që u mbajt këtë verë.

Prej 2008 ky çmim është ndarë në mes të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos, ku e kanë fituar nga pesë herë secili. /Periskopi

 

Shpërndaje në: