Sabri Fejzullahu duet me fansen e tij (Foto)

Sabri Fejzullahu duet me fansen e tij (Foto)

Që në fëmijëri ajo ka qenë fanse e madhe e Sabri Fejzullahut. Ka udhëtuar me qindra kilometra për të qenë pjesë e koncerteve të legjendës së muzikës moderne shqiptare. Ndonëse është rritur dhe tashmë është edhe vet emër i njohur, vazhdon ta do pa masë këngëtarin e shumë hiteve tona.

Është kjo këngëtarja Dhurata Dora e cila shumë herë ka treguar se idoli i saj është këngëtari Fejzullahu, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse është thënë prej kohësh se ata do të sjellin një duet së bashku për t’ia plotësuar këtë ëndërr Dhuratës, kjo ende nuk ka ndodhur. Megjithatë mësohet se këngëtarët e kanë marr me seriozitet këtë projekt dhe pritet që deri gjatë verës kënga të jetë e gatshme për publikun./Kosovarja/

Shpërndaje në: