Sabriu apo Ermali, cili e ka çmimin më të lartë për koncert
Sabri dhe Ermal Fejzullahu janë figura mjaft të dashura për publikun shqiptar, ata marrin pjesë në shumë koncerte. Gjithmonë është spekuluar në shifra të mëdha parash, sa i përket pagesës që ata kërkojnë për një natë.
Për emisionin “Oktapod” Ermali është pyetur se sa fiton për një natë.
Ai tha që “fiton me bollëk”
Ndërsa pyetjes se kush paguhet më shumë ai po Sabriu, ai tha se të dy e kanë çmimin e njëjte.



