Sadiku del sonte në ring, Osmani i jep kurajo: E gjithë Kosova është me ty

Sadiku del sonte në ring, Osmani i jep kurajo: E gjithë Kosova është me ty

Donjeta Sadiku do të jetë sportistja e parë kosovare që do të nisë sonte garat në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierja kosovare garon sonte përballë, Thamanya Somnuek nga Tajlanda, në raundin e parë të kategorisë -60 kg.

E përpara këtij dueli, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thurur lavde për boksieren, duke i dhënë kurajo.

“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, ka shkruar Osmani.

Meçi nis prej orës 21:05 dhe transmetohet në RTK. Transmetimi bëhet edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po zhvillohet Festivali Olimpik.

Shpërndaje në: