Sadiku flet pas super-golit ndaj Villarreal
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i cili aktivizohet te skuadra e Zurich, Armando Sadiku, është shprehur i kënaqur pas shënimit të super-golit mbrëmë në ndeshjen kundër Villarreal në kuadër të Europa Ligës, të cilën zviceranët e humbën me rezultat 2:1.
25-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur në minutën e dytë të takimit, ndërsa rrëfen momentin kur shënoi golin.
“Kur mora topin kisha një kundërshtar përballë dhe bëra një finte duke arritur të lirohem. Në fillim doja të pasoja te kolegu im i skuadrës që gjendej në krahun e djathtë timin pasi mu duk i lirë, por më pas ai avancoi pak më tepër dhe mendova të godas portën duke qenë se kisha hapësirën e nevojshme. Jam shumë i kënaqur që gjithcka shkoi mirë edhe pse në fund nuk arritëm të fitonim”, deklaroi Sadiku. /Periskopi.com



