Sadiku kërkohet nga Steaua e Bukureshtit

Sadiku kërkohet nga Steaua e Bukureshtit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku është vënë në radarët e presidentit të Steauas së Bukureshtit George Becali.

Mediat rumune raportojnë se kartoni i Sadikut vlen 750 mijë euro, një shumë kjo e përballueshme për arkat e këtij klubi.

Megjithatë operacioni duket gati i pamundur në një kohë që Zyrihu, klubi që zotëron kartonin e futbollistit, kërkon shumë me tepër.

Nga ana tjetër kampionati rumun nuk ka cilësinë e duhur, për një lojtar i cili kohët e fundit ka bërë një progres të madh në karrierë.

Shpërndaje në: