Sadiku: Mbi 730 milionë euro tenderë njëburimor në institucionet qendrore që nga viti 2021
Kandidati i LDK-së për deputet, Ermal Sadiku ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e dhënies së tenderëve nga institucionet qendrore gjatë pesë viteve të fundit.
Përmes një postimi publik, Sadiku ka bërë të ditur se ka analizuar të dhënat në platformën e-Prokurimi, duke filtruar vetëm procedurat e negociuara pa publikim të njoftimit të kontratës, të njohura si tenderë njëburimor, për periudhën janar 2021 – janar 2026.
Postimi:
Shoqni,
Bëra një kontroll të thjeshtë në e-Prokurimi.
Kërkova vetëm “tenderë njëburimor” = (Procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës) për periudhën janar 2021 – janar 2026.
I hoqa nga filtrat komunat dhe institucionet komunale. (mundesia qe e kam harru ndonje institucion egziston)
Mbetën vetëm institucionet qendrore.
Rezultati?
🔴 2,704 tenderë njëburimor
🔴 Rreth 730 MILION € vlerë totale
730 milion euro pa garë reale.
Pa ose pak konkurrencë.
Kjo nuk është “rastësi administrative”.
Kjo është model qeverisjeje.
Shumë interesante…
shumë, shumë interesante.
p.s. i kam largu B10 dhe B52, njoftimet per anulim dhe nenshkrim.



