Sadiku për buxhetin: 4 ministritë e reja s’ekzistojnë financiarisht, tallje me Kuvendin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me çështjen e buxhetit, duke thënë se katër ministritë e reja të formuara nuk “ekzistojnë financiarisht” në planifikimin e buxhetit.
Sadiku ka thënë se dokumenti i buxhtetit prej ‘’723’’ faqesh, është sjell 3 orë para seancës, duke e cilësuar këtë si diçka që ‘’nuk është serioze’’.
Ai ka thënë se shteti nuk ndërtohet me improvizime.
“Buxheti nuk është story në Instagram që editohet në minutë të fundit. Amatera.”, ka shkruar Sadiku.
Postimi i plotë:



