Saga Manchester United – Morata, ky është lajmi i fundit (Foto)
Manchester United kanë intensifikuar bisedimet me Real Madridin për sulmuesin Alvaro Morata.
‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar të përmbyllin sa më shpejtë këtë marrëveshje, para se skuadra të udhëtojë të dielën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Morata është objektivi kryesor i Jose Mourinhos, për të zëvendësuar të larguarin Zlatan Ibrahimovic.
Besohet se United do t’i paguajë 70 milionë euro Real Madridit për Moratan.




