Salah barazon rekordin e Ronaldos (Video)
Mohamed Salah shënoi golin e fitores në ndeshjen Crystal Palace-Liverpool
Ylli egjiptian ka shënuar në 21 ndeshje të Premier League këtë sezon dhe këtë gjë e kanë arritur vetëm dy lojtarë tjerë para tij, shkruan Periskopi.
Salah realizoi gol në fitoren 2:1 të Liverpoolit ndaj Crystal Palace në udhëtim.
Në 21 ndeshje të Premier League më heret kishin shënuar edhe Cristiano Ronaldo dhe Robin Van Perisie.
Salah ka në dispozicion edhe gjashtë ndeshje në Premier League dhe nuk do ta ketë të vështirë që ta thyejë këtë rekord.
Ish-lojtari i Romës ka shënuar në total 29 gola në kampionatin anglez dhe është në rrugë të mirë për ta fituar ‘Këpucën e Artë’. /Periskopi/



