Salah kampion brenda dhe jashtë fushës, gjesti i tij i fundit është thjesht mahnitës (Video)

Salah kampion brenda dhe jashtë fushës, gjesti i tij i fundit është thjesht mahnitës (Video)

Mohamed Salah është një kampion i lindur si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.

Egjiptiani i ka bërë ëndrrën realitet një 16-vjeçari që trimërisht po lufton me sëmundjen e rëndë distrofi muskulore.

Salah u takua me të riun dhe familjen e tij refugjate, e cila mbërriti në Shtetet e Bashkuara nga Siria dy vite më parë.

Ylli egjiptian ia dhuroi të riut një fanellë me nënshkrimin e tij, si dhe u fotografua me të dhe familjen e tij.

Pas takimit me Salahun, Ammar ka thënë: “Të gjithë e duan atë dhe unë dua të jem si ai. Ai është njeri i madh. Është ndjenjë fantastike ta takoj”.

Shpërndaje në: