Salah lanson bombën: Largohet përgjithmonë nga kombëtarja e Egjiptit!

Salah lanson bombën: Largohet përgjithmonë nga kombëtarja e Egjiptit!

Mohamed Salah është duke menduar tërheqjen nga kombëtarja e Egjiptit pasi imazhi i tij po përdoret për çështje politike

Ylli i Liverpoolit u fotografua me udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov para fillimit të turneut në bazën e tyre të trajnimit në Grozhny dhe më pas ai u nderua si ‘Qytetar Nderi’, shkruan Periskopi.

“Mohamed Salah është ‘Qytetar Nderi i Çeçenisë’ – do të theksonte Kadyrov, – në një darkë gala që e mbajta në nder të skuadrës së Egjiptit. I dorëzova Salahut një kopje të dekretit, e sigurisht që është një titull i merituar,”.

Tani CNN raporton se Salah mendon seriozisht largimin nga kombëtarja e Egjiptit pasi nuk po i pëlqen që imazhi i tij po përdorët për qëllime politike.

Mo Salah po e shqyrton mundësinë që pas ndeshjes me Arabinë Saudite të mos luajë më për kombëtaren e Egjiptit.

Ndryshe, 26-vjeçari shënoi gol nga penalltia për Egjiptin në ndeshjen e humbur nga Rusia me rezultat 3:1. /Periskopi/

Shpërndaje në: