Salah: Më përpara dua Premier Ligën se sa trofe individual
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka zbuluar se ai po i jep përparësi fitimit të titullit të Premier Ligës përpara se të fitojë trofe indivudal.
Nëse 26-vjeçari arrin të shënojë në ‘Anfield’ kundër Watford sonte, ai do të bëhet lojtari më i shpejtë në histori për të arritur kuotën 50 golave për një klub në Premier Ligë.
Rekordi aktual mbahet ish-sulmuesi i Newcastle, Alan Shearer që arriti të shënonte 50 gola në 66 ndeshje, ndërsa ylli egjiptian mund ta bëjë këtë për 64 ndeshje, transmeton Periskopi.

”Do të ishte fantastike të arrijë numrin e 50 golave, 51 dhe 52! Unë gjithmonë e shtyej veten të shënojë dhe të përformojë më mirë se herave tjera”.
”Natyrisht, rekordet janë të mira, por për mua, Premier Liga është tani gjëja më e rëndësishme”.
”Është javë e madhe dhe duhet të tregohemi vigjilent këto ndeshje të rëndësishme”, tha Salah për Sky Sports. /Periskopi/



